Man City kalon në çerekfinale të Carabao Cup, fiton në një ndeshje spektakolare ndaj Liverpoolit
Manchester City ka arritur në çerekfinale të Kupës së Ligës. Ndeshja e vlefshme për një vend në çerekfinale të Carabao Cup u mbyll 3:2, në favor të Man City shkruan lajmi.net. Takimi në mes dy gjigantëve anglezë nisi furishëm, duke kërkuar mjaft herët golin. Man City kishte mundësi të mirë me Palmer, por që nuk…

Sport
Manchester City ka arritur në çerekfinale të Kupës së Ligës.
Ndeshja e vlefshme për një vend në çerekfinale të Carabao Cup u mbyll 3:2, në favor të Man City shkruan lajmi.net.
Takimi në mes dy gjigantëve anglezë nisi furishëm, duke kërkuar mjaft herët golin.
Man City kishte mundësi të mirë me Palmer, por që nuk arriti të gjuajë mirë drejt portës së ‘Reds’.
Megjithatë për ‘Citizens’ në ‘skenë’ doli kush tjetër pos Erling Haaland.
Pas një asistimi të bukur nga magjiku Kevin de Bruyne në minutën e 10` shënoi ylli i Man City, Haaland.
Kjo ishte ndeshja e tij e parë në Kupën e Ligë dhe gjithashtu goli i tij i parë në këtë kompeticion.
Liverpool arritën të rikthehen shpejt në lojë, duke barazuar shifrat në minutën e 20`.
Pas një aksioni të bukur të ‘Reds’, realizoi Fabio Carvalho dhe çoi shifrat në 1:1.
Ndeshja më pas u konkretizua me raste të tjera të mira shënimi, por jo edhe gola.
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe tri gola.
Ishte fillimisht Riyad Mahrez që në minutën e 47` shënoi dhe i dha sërish epërsinë Man Cityt.
Por, ajo epërsi nuk zgjati shumë, kjo sepse Mohamed Salah realizoi një minutë më vonë dhe barazoi përsëri rezultatin.
Megjithatë, Man City arritën që të marrin epërsinë për herë të tretë në këtë takim me anë të Nathan Ake.
Pas një asistimi mjeshtëror, nga De Bruyne, holandezi me kokë e çoi në portë topin.
Liverpooli tentuan të barazojnë sërish rezultatin, por nuk ia arritën.
Kështu Man City kalon tutje në çerekfinale, ndërsa Liverpooli eliminohet nga Carabao Cup./Lajmi.net/