Man City i futet garës për Lautaro Martinez

Manchester City do të rivalizojë Barcelonën për Lautaro Martinez.

Sport

16/07/2020 17:30

Skuadra e ‘Citizens’ do të jetë aktive në merkato, pasi ka mësuar lajmin se nuk do të dënohet nga UEFA.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, saktësisht nga ‘Sport’, Manchester City duan kartonin e Lautaro Martinez, transmeton lajmi.net.

City e shohin argjentinasin si zëvendësuesin ideal për Sergio Aguero.

Skuadra e Pep Guardiola shihet si më e fortë ekonomikisht sesa Barcelona dhe mund të rrëmbejnë Lautaron.

Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e City për Inter, sa i përket kartonit të lojtarit, e më pas edhe oferta për kushtet personale me sulmuesin. /Lajmi.net/