Man City i bashkohet garës për transferimin e Gosens

Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për futbollisitin e Atalantas.

Sport

23/09/2021 16:10

Robin Gosens falë paraqitjeve të mira së fundmi ka rënë në radarin e shumë klubeve evropiane, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Calcio Mercato’, në garë për shërbimet e Gosens është futur edhe Man City.

Pep Guardiola dëshiron të përforcojë repartin e mbrojtjes, dhe e kanë identifikuar futbollistin e Atalantas si opsionin ideal.

Interesim për Gosens kanë shprehur edhe ekipe tjera evropiane si Juventus, Inter e Barcelona.

27-vjeçari, këtë edicion ka realizuar dy gola e një asistim në gjashtë ndeshje të zhvilluara. /Lajmi.net/