Man City fitoi apelin në CAS për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, por hetimet nga Premierliga vazhdojnë

Manchester City duhet të kursejë gëzimin pas vendimit të CAS (Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit).

Sport

13/07/2020 11:23

CAS ka dhënë vendimin në favor të Manchester City, duke mos gjetur prova të mjaftueshme për aludimet mbi shkelje të Fair Play Financiar.

Kështu, skuadra e Pep Guardiola mund të luajë në Ligën e Kampionëve edhe sezonin e ardhshëm.

Por, këtu nuk kanë mbaruar punët e City me gjykatat. ‘Sky Sports’ shkruan se hetimet nga Premierliga vazhdojnë, transmeton lajmi.net.

Liga hapi hetimet në mars të vitit 2019, një ditë pasi UEFA zbuloi se po shikon pretendimet që City ka shkelur rregullat e tyre për Fair Play Financiar.

Premierliga synon të shqyrtojë të njëjtat pretendime, si dhe pretendimet për rekrutimin e lojtarëve të akademisë nga City dhe pronësisë së palëve të treta.

Mbetet të shihet nëse Premierliga do të ketë evidenca më të forta sesa UEFA. /Lajmi.net/