Man City e do yllin uruguaian të Benficës, gati 50 milionë euro

Manchester City thuhet se është i interesuar për nënshkrimin me sulmuesin e Benficës, Darwin Nunez.

Sport

21/09/2021 22:15

Pasi i thanë lamtumirë golashënuesit më të mirë në histori Sergio Aguero, pritej që City të shpenzonte para në afatin veror për një sulmues tjetër, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Pep Guardiola vendosi që këtë buxhet a përdor te Jack Grealish nga Aston Villa, mesfushor i kualitetit të lartë.

Por, duke marrë parasysh sa i është nevojitur Cityt këtë sezon një qendërsulmues, klubi anglez do provojë në afatin veror të marrë një qendërsulmues.

Sipas Todo Fichajes, kampioni i Anglisë është i fokusuar te ylli i Benficës, Darwin Nunez.

Man City është duke shikuar mundësinë të largojë Bernard Silvan dhe pastaj të ofrojë 50 milionë euro për uruguaianin.

Kjo vlerë do jetë e mjaftueshme ta bind klubin portugez për shitjen e Nunez./Lajmi.net/