Man City do të transferojë një top sulmues verën e ardhshme

Gjiganti anglez dështoi të transferonte një sulmues këtë verë.

Sport

03/09/2021 15:45

Manchester City nuk arriti të transferojë gjatë merkatos së vërës Harry Kane përkundër ofertave të shumta, transmeton lajmi.net.

Sipas mediave angleze, ‘Citizens’ pritet që vitin e ardhshëm të nënshkruajë me një top-sulmues për një çmim të lartë.

Në listën e gjigantit anglez përveç Kane është edhe Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Haaland vitin e ardhshëm do të ketë klauzolë të largimit prej 75 milionë euro në anën tjetër Mbappe pritet të jetë futbollistë i lirë pasi nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain.

Mbetet të shihet se cili nga këta sulmues do të kalojë në ‘Etihad’ vitin e ardhshëm. /Lajmi.net/