Man City do ta mbyll marrëveshjen për Rodri javën e ardhshme

Skuadra e Manchester City është e vendosur që ta kompletojë transferimin e mesfushorit të Atletico Madrid, Rodri Hernandez.

Sport

21/06/2019 20:14

Kampionët e Premierligës kanë shfaqur interesim për reprezentuesin spanjoll tash e disa kohë, dhe duket se janë shumë afër që të mbyllin marrëveshjen me të.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, City shpresojnë se do ta mbyllin këtë marrëveshje gjatë javës së ardhshme, transmeton lajmi.net.

City kanë vendosur që të aktivizojnë klauzolën e lojtarit, e cila përfshinë 70 milionë euro.

Rodri duket se preferon kalimin e tij tek Manchester City para atij tek Bayern Munich, pasi preferon punën me Pep Guardiolan. /Lajmi.net/