Man City bëhet skuadra e parë e Premierligës që e bën këtë gjë

Manchester City ka konfirmuar se ata nuk do të lënë pa paga stafin e tyre që nuk luajnë për shkak të shpërthimit të koronavirusit, duke u bërë skuadra e parë e Premierligës që e bën këtë gjë.

Sport

05/04/2020 16:00

Pesë skuadra të kampionatit elitarë anglezë kanë vendosur t’i lirojnë nga pagat një pjesë të stafit të tyre, do të thotë se qeveria do të paguajë 80 përqind të pagave të tyre ndërsa ata nuk janë duke punuar.

Tottenham dhe Liverpool – të cilët së bashku fituan më shumë se 150 milionë funte sipas llogarive të tyre të fundit – kanë dalë me kritika të veçanta për vendimin për të punësuar stafin, përcjell lajmi.net.

Por City nuk e ka zgjedhur metodën e njëjtë, kësisoj duke konfirmuar se ata do të paguajnë stafin e vet në mënyrë të barabartë sikur do të ishin duke punuar.

Liverpool and Tottenham, Newcastle, Bournemouth dhe Norwich janë skuadrat që kanë liruar nga pagesa stafin e tyre. /Lajmi.net/