Man City arrin numrin e 100 golave këtë sezon në Premierligë
Manchester City ka arritur në numrin e 100 golave në Premierligë këtë sezon.
Sport
Kampionët e Premierligës po zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 36-të në udhëtim te skuadra e West Ham.
Skuadra e Guardiolas po e fiton 1:2 pjesën e parë, dhe goli i dytë ishte i 100-ti këtë sezon.
City këtë sezon mund të thyej rekordin e vendosur nga Pellegrini me 102 gola të shënuara në sezonin 2009/2010, ndërsa rekordin për më së shumti gola e mban Chelsea që po atë sezon kishte shënuar 103 gola./Lajmi.net/