Maloku reagon pas dëshmisë tronditëse të Shkumbin Mehmetit: Mirë se vjen Gjykata Speciale
Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova, ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Lajme
Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i një grupi vrasësish, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë, ndër të tjera, se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.
Pas akuzave të Mehmetit, ka reaguar Doruntinë Maloku, vajza e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Enver Maloku.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Maloku ka dhënë interpretimin e saj të deklaratave të Mehmeti.
“-Fshehje e gjurmëve të krimeve. -Fshehje e deklaratave të dëshmitarëve. -Hetues e prokurorë frikacakë e të kapur nga politika. -Politikanë të përfshirë në vrasje të veprimtarëve politikë. … e cka jo tjetër!. Mirë se vjen Gjykatë Speciale!”, ka shkruar Maloku në rrjetin social.
Lexoni edhe:
Ibrahim dhe Qerim Kelmendi dhanë urdhër për vrasjen e Smajl Hajdarit dhe të Tahir Zemajt