Maloku: Jakup Krasniqi e ushtroi funksionin e zëvendëskomandantit të UÇK-së vetëm për dy muaj
Dëshmitari Naim Maloku tha të hënën në Hagë se Jakup Krasniqi e ushtroi për të paktën dy muaj pozitën e zëvendëskomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se këtë pozitë Krasniqi e mbajti në dhjetor të ’98-ës dhe në janar të ’99-ës derisa u caktua si anëtar i delegacionit në Rambuje. Si detyrë parësore,…

Lajme
Dëshmitari Naim Maloku tha të hënën në Hagë se Jakup Krasniqi e ushtroi për të paktën dy muaj pozitën e zëvendëskomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se këtë pozitë Krasniqi e mbajti në dhjetor të ’98-ës dhe në janar të ’99-ës derisa u caktua si anëtar i delegacionit në Rambuje.
Si detyrë parësore, Maloku tha se Krasniqi e kishte atë të zëdhënësit të UÇK-së dhe shef i Drejtorisë për Informim.
“Detyra kryesore bazike ka qenë zëdhënës i UÇK -së dhe shef i Drejtorisë për Informim”, tha Maloku.
Kur u pyet se kush ishte personi me nofkën “11-shi”, dëshmitari tha se me nofkë të tillë e ka njohur Sokol Bashotën në Shtabin e Përgjithshëm. Ndërsa, nofkën “Plaku” dëshmitari tha se e ka kuptuar që e ka pas Xheladin Gashi.
“Mas lufte e kam kuptu që Xheladin Gashi ka qenë”, tha dëshmitari.
Ndryshe, në disa raste seanca ka kaluar në private me arsyetimin e shqyrtimit të dokumenteve të cilat përmbajnë informacione konfidenciale.
Në fund të seancës, mbrojtja e Rexhep Selimit pati disa parashtrime lidhur me një dëshmitar tjetër, por që ato i bëri në seancë private për publikun. /BetimipërDrejtësi