Malltretohen qindra qytetarë nga “Wizz Air”, presin afro 7 orë për fluturim për në Vjenë, iu kërkohet të “bëjnë sabër”

Kompania “Wizz Air” i ka lënë në pritje për afro 7 orë qindra qytetarë në aeroportin “Adem Jashari” për një fluturim drejt Vjenës. Fluturimi që ishte parashikuar të nisej në ora 15:30, ende nuk është nisur, shkruan lajmi.net Qytetarët që janë duke pritur na kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes. “Wizz Air” nuk i…

Lajme

19/06/2025 22:12

Kompania “Wizz Air” i ka lënë në pritje për afro 7 orë qindra qytetarë në aeroportin “Adem Jashari” për një fluturim drejt Vjenës.

Fluturimi që ishte parashikuar të nisej në ora 15:30, ende nuk është nisur, shkruan lajmi.net

Qytetarët që janë duke pritur na kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

“Wizz Air” nuk i ka dhënë ndonjë shpjegim ende pse është shtyrë kaq gjatë fluturimi për në Vjenë.

“Na kanë bllokuar, nuk po na lejojnë as të dalim”, i tha një qytetarë lajmit.net.

“Boni saber”, dëgjohet tek ju thotë një zyrtar i aeroportit qytetarëve që po presin,

Më poshtë keni pamjet: