Malli i Visarit për Ismetin
Mungesa e Ismet Beqirit në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vërejtur nga gazetarët, por edhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, ishte i vetmi ndër kolegë që mungoi sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me Shefat e Grupeve Parlamentare.
Mungesa e tij është vërejtur nga gazetarët, por edhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Ky i fundit, kur është pyetur se ku është Beqiri, ka thënë të mos e ketë parë.
“S’e di, s’e kam pa. Boll kisha qejf me e pa”, ka thënë në shaka Visar Ymeri, i cili dukej plot disponim, me plot gjasë pas rezultatit që mori Shpend Ahmeti në garën për Kryetar të Prishtinës duke mundur shefin partiak të Ismet Beqirit, Isa Mustafën.