Mallëngjehet Rezarta Shkurta, publikon foto të Ermalit me vajzën (Foto)

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka bërë të ditur së fundmi se është në realizimin e projektit të saj më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

ShowBiz

07/12/2016 15:00

Kënga e re është baladë dhe i kushtohet bashkëshortit të këngëtares Ermal Hoxha, i cili prej gati dy vitesh gjendet në burg, larg familjes së tij.

 Ndonëse kënga e re pritet të publikohet shpejt, Rezarta është mallëngjyer shumë, teksa ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku ka shfaqur Ermalin, i cili mbante në krah të bijën e tij, Herën.

 “Gjysma Ime” titullohet balada e re e këngëtarese cila është punuar nga Elgit Doda, gjersa orkestrimin e ka bërë Darko Dimitrov, dhe pritet të lansohet brenda pak ditëve. /Telegrafi