Malit të Zi para udhëkryqit, NATO – Rusi

Propozimi për rezolutën mbi nevojën që Mali i Zi të bëhet anëtare e NATO-s, është vënë në procedurë parlamentare, ndërsa për dokumentin deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do të duhej të diskutonin në shtator, në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Lajme

11/08/2015 10:19

Rezolutën e kanë nënshkruar 49 deputetë, kryesisht të Partisë Socialdemokrate, ata të partisë së Boshnjakëve dhe një përfaqësues i grupit parlamentar të partisë që përfaqëson shqiptarët në parlamentin e Malit të Zi.

Në projektrezolutën paraqitet qëndrimi se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, është në interes të përgjithshëm të shtetit, të ekonomisë dhe gjithë qytetarëve. Me anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike, siç thuhet, Mali i Zi bëhet aleat i shteteve më të fuqishme, dhe në këtë mënyrë do të forcohet siguria në rajon.

Përparimi ekonomik, prosperiteti demokratik i shtetit dhe shoqërisë, forcimi i sundimit të ligjit, rritja e sigurisë, lufta më e lehtë por më e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ekstremizmi fetar dhe kombëtar, si dhe krimi kibernetik, janë cituar si disa nga të mirat e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Mali i Zi pret që deri në fund të vitit të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i organizatës Jens Stoltenberg kishte njoftuar më parë në mënyrë të përsëritur se një vendim i tillë do të merret deri në fund të vitit 2015.