Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka thënë se Kosova ka çfarë të mësojë prej Ukrainës, ndonëse nuk është sot në gjendje lufte sikurse Ukraina. Maliqi në një postim në profilin e tij në “facebook” ka shkruar se Kosova ka qenë në pozitën e Ukrainës në vitin 1999 dhe në pozitën e Zelenskyt kanë qenë nënshkruesit e…

Lajme
Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka thënë se Kosova ka çfarë të mësojë prej Ukrainës, ndonëse nuk është sot në gjendje lufte sikurse Ukraina.
Maliqi në një postim në profilin e tij në “facebook” ka shkruar se Kosova ka qenë në pozitën e Ukrainës në vitin 1999 dhe në pozitën e Zelenskyt kanë qenë nënshkruesit e Rambujesë, që Maliqi thotë se kanë treguar kthjellësi strategjike.
Analisti kosovar thotë se beteja e sotme e Kosovës është që të mos bëjë gabime të panevojshme diplomatike që mund t’i kthejnë fitoret e së djeshmes në humbje.
“Kosova ka çfarë të mësojë prej Ukrainës, por ajo sot nuk është në pozitë të Ukrainës, pra nuk është në gjendje lufte. Ka qenë në pozitën e Ukrainës në vitin 1999, kur konteksti ndërkombëtar ishte më i favorshëm. Në pozitën e Zelenskyt kanë qenë nënshkruesit e Rambujesë, të cilët treguan kthjellësi strategjike. Kosova gjithashtu nuk e ka përballë një fuqi nukleare si Rusia, por e ka një fuqi rajonale si Serbia të rrethuar nga NATO dhe krejtësisht të varur ekonomikisht nga BE. Beteja e Ukrainës sot është ekzistenciale”, ka shkruar Maliqi.
“Ndërkohë beteja e Kosovës është që të mos bëjë gabime të panevojshme diplomatike që mund t’i kthejnë fitoret e së djeshmes në humbje. Zelensky është hero modern ukrainas dhe europian, por adoleshentët tanë të papjekur politikë rrezikojnë t’i projektojnë në kontekstin tonë të ndryshëm disa mësime të gabuara”, ka shtuar ai.