Malinovskyi: Ka lojtarë më të mirë se Ronaldo në Serie A

Mesfushori i Atalantas, Ruslan Malinovskyi ka bërë një deklaratë interesante.

Sport

05/06/2021 15:37

Malinovskyi deklaroi se Cristiano Ronaldo nuk është lojtari më i mirë në Serie A, shkruan lajmi.net.

Në fakt, ai deklaroi se ka lojtarë më të mirë dhe bashkëlojtari i tij, Luis Muriel është njëri prej tyre.

“Nuk do të them se ai është lojtari më i mirë në Itali, sepse ka më të mirë se ai tani”, tha ai.

“Mund të them që lojtari më i mirë që kam luajtur ndonjëherë është Luis Muriel. Ai është një futbollist i mahnitshëm”, shtoi ai.

“Nëse gjërat do të shkonin ndryshe, ai do të mund të luante për Barcleonën dhe është vështirë të besohet përse nuk ndodhi”, tha Malinovskyi.

“Ndoshta ka të bëjë me karakterin, Muriel është shpirti i skuadrës, gjithmonë qesh”, përfundoi Ruslan Malinovsyi./Lajmi.net/