Malcom tradhtoi Romën, Manolas e injoron keq: Nuk e njoh, nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin!
Manolas u shpreh që nuk ia dinte emrin fare brazilianit para kësaj historie.

Sport
Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, ka injoruar keq Malcomin, i cili zgjodhi Barcelonën duke tradhtuar klubin italian.
Greku deklaroi që as që e ka njohur më parë Malcom, përcjellë “Lajmi.net”.
Manolas u shpreh që nuk ia dinte emrin fare brazilianit para kësaj historie.
“Situata e Malcom? Ai mori vendimin e tij. nëse nuk donte t’i bashkohej Romës, atëherë më mirë që shkoi te Barça”, deklaroi Manolas.
“Do ta përshëndes? Jo, nuk e njoh, as emrin nuk ia dija përpara kësaj historie. Nuk ka asnjë arsye për ta përshëndetur”, shtoi ai. /Lajmi.net/