Malcom po kalon te gjiganti nga Serie A

Milan po planifikon të bëjë një transferim të madh në verë.

Merkato

24/04/2019 10:53

Milan e ka bërë prioritet transferimin e Malcom nga Barcelona.

Skuadra italiane po vazhdon ta ndjekë nga afër situatën e anësorit brazilian te katalonasit, përcjell lajmi.net nga Calciomercato.

Malcom ishte shumë afër të kalonte te Roma në verën e kaluar, por Barcelona arrit t’ua rrëmbente atyre nga dora.

Por, 22-vjeçari ka dështuar të ambientohet në La Liga, ndërsa katalonasit e duan shitjen e tij qysh në këtë afat kalimtar të verës.

Milan ka filluar bisedimet me agjentin e Malcom, gjersa Barcelona i do 40 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/