Malajzi: Gjenden varreza masive të qindra emigrantëve
Në Malajzi janë gjetur varreza masive që besohet se janë të qindra trupave të emigrantëve nga Mianmari dhe Bangladeshi, transmetojnë mediat malajziase.
Bota
Sipas gazetës “Utusan Malaysia” , policia ka gjetur në dy lokacione në provincën Perlis, në kufi me Tajlandën, 30 varre të mëdha në të cilat gjenden mbetjet e qindra njerëzve, transmeton agjencia Reuters.
Gazeta “Star” raporton se vetëm në një varrezë janë gjetur gati 100 trupa. /KP/