Makinat e ëndrrave shkatërrohen brenda orës, veprimi çudit botën
Filipinet nuk të falin kur bëhet fjalë për kontrabandën e makinave.
Auto & Tek
Aq sa është e gatshme të shkatërrojë makina luksoze me vlera marramendëse për të vërtetuar diçka të tillë. Të premten e kaluar, Administrata Doganore shkatërroi disa makina luksoze me vlerë 1.2 milion dollarë, përfshirë një McLaren 620R, sipas një postimi zyrtar në Facebook .
Arsyeja? Secila prej këtyre makinave ishte importuar ilegalisht në vend gjatë viteve të fundit.
Në total, u shkatërruan 21 makina. Shkatërrimi i makinave, i cili është i dyti i kryer nga agjencia këtë vit, u zhvillua në dy vende – Manila dhe Cagayan de Oro. Automjetet ishin transportuar në mënyrë të paligjshme në vend dhe u sekuestruan midis 2018 dhe 2020, raporton abcnews.al
Midis tyre ishin një Bentley, një Mercedes-Benz, Lotus, një Porsche 911 C2S dhe makina më me vlerë ishte një version i re McLaren 620R .
Versioni i ri McLaren ka një shpejtësi prej 200 mph dhe kompania pritet të prodhojë vetëm 350 makina me vlerë prej 275,250 dollarësh.
Ky vendim për shkatërrimin e makinave kontrabandë është marrë nga Presidenti Rodrigo Roa Duterte, i cili përsëriti nevojën për të shkatërruar automjete të tilla për të treguar se qeveria është serioze në përpjekjet e saj kundër kontrabandës”, theksohej në postimin e Administratës së Doganave.
Ky nuk është shembulli më i vetëm i “masakrës” së automjeteve që është ndërmarrë që kur Duterte mori detyrën në 2016. Në 2018, ai ka shkatërruar automjete me vlerë mbi 8 milion dollarë, duke përfshirë 68 makina dhe tetë motoçikleta.
Makinat që u shkatërruan ishin: Porsche 911, Mercedes-Benz SLK, Nissan Zs, një Ford Mustang, BMW M5 dhe një Lamborghini Gallardo.