Makina fluturuese nga Toyota, nuk ia doli të niset (Video)

Prodhuesi japonez Toyota është duke punuar për një kohë të gjatë në një makinë fluturuese, që në të ardhmen e afërt do t’i transportojë udhëtarët nëpër ajër.

Auto & Tek

08/06/2017 00:02

Madje, është besuar se kjo mund të ketë sukses, për çka janë ftuar gazetarët që të shohin nisjen e saj të parë, transmeton Telegrafi.

Por, duket se diçka nuk ka shkuar si duhet dhe fluturakja ka dështuar që në fillim.

Nuk bëhen të ditura detajet se çfarë e ndaloi nisjen, por pritet që së shpejti të ketë një prove të re.

Me këtë makinë Toyota ka deklaruar se do ta ndezë flakadanin e Lojërave Olimpike 2020 që do të zhvillohen në Tokio të Japonisë.

YouTube player