Makina e re që po iu ndihmon policëve në Dubai të kapin hajdutët më lehtë

Policia e Dubait ka tani 'Ghiath', një makinë e re që mund të përdoret për të mbajtur qytetin të sigurt.

Auto & Tek

26/11/2018 17:37

Sipas një zëdhënëseje, makina patrulluese e re e policisë SUV, një nga automjetet më të avancuara të policisë në botë, është e pajisur me sisteme të inteligjencës artificiale që paraqesin teknologjinë e njohjes së fytyrës, transmeton lajmi.net.

Patrullimi mburret me ekranet me prekje, tiparet teknologjike me aftësitë e gjetjes së krimit. Gjithashtu, sistemi mund të njohë automjetet që po gjurmohen nga Policia e Dubait.

Mjeti ka një sistem jashtëzakonisht futuristik dhe modern të komunikimit i cili lidhet drejtpërdrejt me dhomën e operacioneve komanduese.

Sipas një raporti të Wam, gjeneralmajor Abdullah Khalifa Al Marri, komandant i Përgjithshëm i Policisë së Dubait, forcat e sigurisë morën certifikatën e Guinnessit nga Libri Guinness i Rekordeve Botërore për patrullimin më të shpejtë të policisë në botë. /Lajmi.net/

YouTube player