“Makazze” dhe “Na’Vi” kualifikohen në një finale tjetër, ylli kosovar shkëlqen kundër ekipit rus

Ekipi “Natus Vincere” i njohur si “Na’Vi” është kualifikuar në finalen e turneut “BLAST Open Rotterdam 2026”. Në ekipin e “Na’Vi” luan edhe kosovari Drin “Makazze” Shaqiri, transmeton lajmi.net. Në gjysmëfinale, ata mposhtën ekipin nga Rusia “Paravision” me rezultat 2:1 në ‘maps’. Ekipi i Makazzes fitoi në “Dust 2” dhe “Mirage”, kurse u mposhtën në…

Sport

28/03/2026 21:07

Ekipi “Natus Vincere” i njohur si “Na’Vi” është kualifikuar në finalen e turneut “BLAST Open Rotterdam 2026”.

Në ekipin e “Na’Vi” luan edhe kosovari Drin “Makazze” Shaqiri, transmeton lajmi.net.

Në gjysmëfinale, ata mposhtën ekipin nga Rusia “Paravision” me rezultat 2:1 në ‘maps’.

Ekipi i Makazzes fitoi në “Dust 2” dhe “Mirage”, kurse u mposhtën në “Inferno”.

Kosovari shkëlqeu në këtë ndeshje duke arritur të ketë 49 ‘kills’ dhe një vlerësim 1.09. Ai ishte i pandalshëm në “map” e fundit “Mirage”, ku pati 23 ‘kills’.

Në finalen, që fillon nga ora 12:00 nesër, ekipi i “Na’Vi” do të luaj kundër ekipit më të mirë në botë momentalisht “Vitality”./lajmi.net/