Mair: Shumë ushtarë të UÇK-së, përfshirë edhe komandantët nuk dinin për Shtabin e Përgjithshëm, Prokuroria u bazua në prova dytësore
Në Speciale po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë kësaj jave aty janë deklaruar nga Prokuroria e nga palët mbrojtëse. Sot fjalën e pati avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Tully. Avokati Tully e ka përfunduar fjalën e vet duke thënë se Prokuroria i ka bazuar akuzat kundër Selimit në prova dytësore,…
Lajme
Në Speciale po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë kësaj jave aty janë deklaruar nga Prokuroria e nga palët mbrojtëse.
Sot fjalën e pati avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Tully.
Avokati Tully e ka përfunduar fjalën e vet duke thënë se Prokuroria i ka bazuar akuzat kundër Selimit në prova dytësore, të cilat, sipas tij, i ka shfrytëzuar, edhe si mburojë, edhe si armë: si armë për t’i mbuluar boshllëqet në provat e tyre dhe si mburojë për t’u mbrojtur nga përgjegjësitë që ka Prokuroria në përmbushjen e standardeve në provat që ofron.
Pas tij fjalën e mori avokati mbrojtës i Selimit, Chad Mair.
Avokati Mair deklaroi nuk do të flasë për të gjitha çështjet, pasi në shumë prej tyre mbështesin deklarimet që bëri të hënën avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq.
“T’u drejtohesha juve në lidhje me dështimin e Prokurorisë për të vërtetuar akuzat e tyre për krime kundër njerëzimit, por duke pas parasysh parashtrimin e mbrojtjes së Thaçit të mërkurën me të cilat pajtohemi dhe ishin shumë bindëse se gjithçka tjetër, s’do të përdorë kohën e gjykatës për t’i përsëritur ato.Do t’u referohesha juve gjykatës për parashtrimet tona me shkrim që ne i mbështesim dhe jemi pas tyre.Do të përforcoja parashtrimet e ekipeve të tjera mbrojtëse në lidhje me dosjet e ZPS-së, sidomos në pjesën kundër krimeve kundër njerëzimit sepse është e mbushur me referenca të ngatërruara ku ka referenca në disa raste duke përsëritur qindra faqe pa referenca konkrete pa fakte argumente prova apo poshtë shënime që mbështesin pretendimet mbi të cilat ata mbështeten. Për konfliktin e armatosur në mes marsit dhe majit 1998, një pohim i tillë është krejtësisht i pavarur nga standardi që duhet zbatuar në lidhje me ekzistencën e konflikti të armatosur dhe këtë standard Prokuroria duhet ta përmbushë dhe mbrojtja s’ka pranuar asgjë nga kjo.Referencat tregojnë se UÇK-ja ishte një grup në formim dhe provat dëshmojnë se gjatë 1998-1999 ka pasur pak lidhje në mes këtyre njësiteve dhe një lidhje të dobët me Shtabet e Përgjithshme”,deklaroi Mair.
Ai tha se lidhja është shumë e dobët pasi shumë ushtarë përfshirë këtu komandantë nuk dinin për Shtabin e Përgjithshëm.
Ai deklaroi se në UÇK nuk ishte strukturë komanduese.
“Shumë ushtarë të UÇK-së, përfshirë komandantët, nuk dinin as për ekzistencën e Shtabit të Përgjithshëm apo anëtarëve të tyre. Vetë zonat ishin në formim e sipër, të paformuara në pjesën e parë të vitit 1998. Nuk kishte strukturë me zinxhir komandues, kishte grumbullim njësitesh lokale, njësitesh guerile që vepronin në mënyrë të pavarur dhe horizontale, pa ndonjë kohezion dhe uniformitet. Brenda Shtabit të Përgjithshëm në këtë pikë kohore, nuk kishte strukturë komanduese të vërtetë dhe nuk kishte përcaktim të qartë të përgjegjësive. Kishte mungesë të vazhdueshme të armëve e në përgjithësi ishin armë të lehta, e po ashtu kishte mungesë të komunikimit që pamundësonin edhe organizimin e sulmeve. Përpjekje e shkurtër e Prokurorisë për të përshkruar dy ngjarje të tjera , ku p.sh i referohen një betejë të vështirë në prill ku serbët ndërmorën bombardime e ka referenca për sulmet e UÇK-së apo batalionet apo përplasjet. Ka fakte të pakta me atë çfarë ka ndodhur dhe kjo nuk e vërteton një betejë të vazhdueshme e të rëndë.Prokuroria thotë se një eskalim në maj e luftimet e ashpra në gjithë Kosovën. Pra edhe këtu bëhet fjalë për një raport serbë për të shtëna ne postblloqe e shkëmbim zjarri me viktima të pakta, e kjo s’e mbështet deklarimin e Prokurorisë për luftime të ashpra në gjithë Kosovën. Prokuroria nuk i trajton konstatimet e mëparshme të gjykatës e cila konstatoi se konflikti i armatosur duhet të arrijë shkallën e intensitetit që lejohet”,tha ai./Lajmi.net/