Magjistari që e lëndoi Ronaldon
Një magjistar ganez pretendon se e ka lënduar Cristiano Ronaldon. Nana Këaku Bonsam thotë se i përdori mjetet e tij për t’ia pamundësuar yllit portugez të marrë pjesë në Botërorin e Brazilit.

Sport
E pabesueshme apo jo, ky është një version mjat interesant. Magjistari ganez thotë se është përgjegjës për lëndimin e Cristiano Ronaldos.
Nana Kwaku Bonsam, emri i së cilit në shqip do të thotë “Dreqi i së mërkures”, kishte parashikuar që nga muaji shkurt se ylli i Real Madridit do të ishte i obliguar të mungojë në Botëror, për shkak të lëndimit.
Bonsam u përkujdes për këtë punë pasi Gana do të luajë kundër Portugalisë në Botëror më 26 qershor, në kuadër të Grupit G, ndeshja e fundit, ndërsa Bonsam thotë se e përdorin pluhurin special të zotërave të tij, të përzier me gjethe të ndryshme dhe të shoqëruara me fotografinë e CR7, përmes së cilës magji, insiston se do të ketë sukses.
“E kam thënë katër muaj më parë se do të punoj rreth Cristiano Ronaldos seriozisht, për ta humbur Botërorin, ose së paku, për të munguar në ndeshje me Ganën”, ka thënë Bonsam në një intervistë radiofonike, njofton tabloidi britanik, The Guardian.
“Ky lëndim nuk mund të kurohet nga asnjë mjek, kurrë nuk mund ta shohin shkaktarin e lëndimit, sepse është shpirtëror. Sot është gjuri, nesër muskuli, një ditë tjetër diçka tjetër”, shtoi ai.
Federata e Futbollit të Portugalisë ka njoftuar se Ronaldo vuan nga një lëndim në gjurin e majtë dhe nga problemi muskulor në këmbën e majtë.
Lojtari më i mirë në botë e rrezikon me të vërtetë pjesëmarrjen në Botërorin e Brazilit, i cili fillon pas një javë.