Magbule Shkodra zë vendin e Donika Kadaj Bujupi

Kuvendi i VII-të Zgjedhor i Aleancës së Gruas së Kosovës, ka zgjedhur sot Këshillin Drejtues dhe Kryetaren e këtij forumi.

Lajme

20/06/2015 17:39

Kryetare e re, është zgjedhur Magbule Shkodra, magjistre e shkencave inxhinierike, e specializuar në universitetet me renome të Britanisë së Madhe.

Në fjalën e saj, Shkodra është zotuar që si kryetare e re do të punojë me përkushtim në fuqizimin e mëtejmë të rolit të gruas në Aleancë dhe në shoqërinë kosovare.

Ajo ka thënë se është e nderuar që në këtë përgjegjësi do ta pasojë kryetaren e deritashme, Donika Kadaj-Bujupi dhe se bashkë me koleget dhe strukturën e Aleancës, do të vazhdojë punën me përkushtim, në krye të këtij forumi të rëndësishme të partisë.