Maduro para gjykatës: Jam i pafajshëm, jam njeri i mirë
Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, po paraqiten për herë të parë në gjykatën federale për t’u përballur me akuzat për narkoterrorizëm. Në fjalët e tij të para publike që kur u soll në ShBA, Maduro i thotë gjykatës se është presidenti i Venezuelës dhe se u kap nga shtëpia e tij në…
Bota
Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, po paraqiten për herë të parë në gjykatën federale për t’u përballur me akuzat për narkoterrorizëm.
Në fjalët e tij të para publike që kur u soll në ShBA, Maduro i thotë gjykatës se është presidenti i Venezuelës dhe se u kap nga shtëpia e tij në Karakas.
“Nuk jam fajtor, jam një njeri i mirë, jam ende president i vendit tim”, vazhdon ai, përpara se të ulet përsëri, shkruan Skynews.