Të Infektuar: 57.028

Të Shëruar: 50.184

Të Vdekur: 1.433

Madonna ka vizituar pesë vende për tre javë, pavarësisht infektimeve me Covid-19

11:33 | 14 Janar 2021

Këngëtarja ka udhëtuar më shumë se 11,700 milje në tre javë edhe pse rregullat për mbrojtje nga pandemia vazhdojnë të jenë të rrepta.

Këngëtarja e hitit “Like A Virgin”, fluturoi nga Los Anxhelos në Londër me të dashurin e saj Ahlamalik Williams 26 vjeç, transmeton lajmi.net.

Në prag të Krishtlindjes, ata ishin të shoqëruar nga djali i saj David Banda, 15 vjeç, vajza Mercy James, 14 vjeç dhe binjakët Estere dhe Stella.

Ajo u kthye në Londër për disa ditë para se familja të nisej përsëri – u bashkua me djalin e madh Rocco, 20 vjeç. Ata të gjithë më pas fluturuan për në Malavi në fund të dhjetorit – përmes një ndalese në Aswan, Egjipt. Ata më pas kaluan një javë në Malavi duke u takuar me Presidentin Lazarus Chakwera, duke u përzier me vendasit po ashtu vizituan një spital që Madonna themeloi.

Të mërkurën e kaluar ata fluturuan për në Kenia. Burime pranë Madonna këmbëngulin se ata të gjithë kanë bërë teste të rregullta për të siguruar që nuk bartin virusin.

Mbretëresha e pop-it, besohet të ketë udhëtuar me avion privat – dhe kishte marrë me vete fotografin personal Ricardo Gomes për të dokumentuar pushimet e saj në Malavi dhe Kenia.

Dje, Madonna ndau foto ndërsa ajo dhe i dashuri i saj përziheshin me fisin Pokot të Kenias perëndimore.

Rikujtojmë se, në mars, Madonna bëri thirrje për të qëndruar brenda, duke shkruar: “Kjo është gjëja për Covid-19. Nuk i intereson sa i pasur jeni, sa i famshëm jeni, sa qesharak jeni, sa i zgjuar jeni, ku jetoni, sa vjeç jeni, çfarë historish të mahnitshme mund të tregoni. Ajo që është e tmerrshme për këtë është se na ka bërë të gjithëve të barabartë në shumë mënyra”./Lajmi.net/