Macron uron Kosovën: Franca do të vazhdojë të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Macron ka përmendur faktin se Kosova njeh përkushtimin e Francës për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Franca do të vazhdojë të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, transmeton lajmi.net. Letra e plotë: Zonja Presidente,Me rastin e festës kombëtare të Republikës së…
Lajme
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Macron ka përmendur faktin se Kosova njeh përkushtimin e Francës për pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Franca do të vazhdojë të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, transmeton lajmi.net.
Letra e plotë:
Zonja Presidente,Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju përcjell të gjitha urimet e mia, në emër të Francës dhe në emrin tim personal.Ju e njihni përkushtimin që Franca i kushton pavarësisë së Kosovës dhe perspektivës evropiane të vendit tuaj, si dhe bindjen time se ribashkimi i kontinentit tonë kalon përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Përballë çrregullimit dhe brutalizimit të botës, uniteti i kontinentit tonë duhet të mbetet prioriteti ynë kolektiv.Në këtë frymë, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një çështje e sigurisë evropiane dhe një dimension qendror i procesit të afrimit të tyre evropian. Franca do të vazhdojë të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Marrëveshjet e Brukselit–Ohrit kanë përcaktuar drejtimin.
U takon të dyja palëve të zbatojnë angazhimet e marra.Në bazë të vlerave tona të përbashkëta në fusha sa të ndryshme aq edhe themelore, si olimpizmi, frankofonia apo promovimi i të drejtave të grave, shpreh dëshirën që bashkëpunimi ynë të zhvillohet edhe në fusha strukturore për të ardhmen e Kosovës, përmes forcimit të shkëmbimeve tona ekonomike.Ju lutem pranoni, Zonja Presidente, shprehjen e respektit tim më të lartë.
Emmanuel Macron
Shkëlqesisë së Saj Zonja Vjosa OSMANI-SADRIU
Presidente e Republikës së Kosovës./Lajmi.net/