Macron telefonon Merkel dhe May

Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet që sot të zhvillojë një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Bota

08/05/2018 19:57

Përveç bisedës me kancelaren gjermane, Macron pritet të kontaktojë edhe Kryeministren britanike Theresa May, njofton Klan Kosova.

Bisedat telefonike mes këtyre krerëve të lartë shtetërorë po realizohen në vazhdën e zhvillimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për shkëputje nga marrëveshja bërthamore me Iranin.