Macron pas bisedës me Vuçiqin: Dënojmë çdo veprim të njëanshëm që e rrezikon dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi se sapo ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për “detaje” të situatës në Ballkanin Perëndimor. Macron tha se ia ka përsëritur “bindjen” e tij Vuçiqit se “e ardhmja europiane e Serbisë është rruga e saj…

Lajme
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi se sapo ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për “detaje” të situatës në Ballkanin Perëndimor.
Macron tha se ia ka përsëritur “bindjen” e tij Vuçiqit se “e ardhmja europiane e Serbisë është rruga e saj e vërtetë”, si dhe “shpresën” e tij “që ajo do të përparojë në atë rrugë të reformave dhe anëtarësimit, në frymën e dialogut”.
“Diskutuam për të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Francës dhe vendosëm ta forcojmë më tej bashkëpunimin tonë”, shkroi Macron në X.
Presidenti francez tha se “folëm gjithashtu në detaje për situatën në rajon”.
“Theksova rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit”, tha ai.
Më tej, Macron përmendi dialogun Kosovë-Serbi, tha se e dënon çdo veprim të njëanshëm që mund ta rrezikojë atë.
“Rikujtova rëndësinë e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dënimin tonë ndaj çdo veprimi të njëanshëm që mund ta rrezikojë atë”.
Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Macron tha se “Europa do ta realizojë dhe përqafojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”.