Macron i del në mbrojtje Zelenskyt

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të enjten mbrojti homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka qenë objektiv i sulmeve të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Macron ka kërkuar të koordinojë një përgjigje evropiane ndaj ndryshimit tronditës të politikës së Uashingtonit në marrëdhëniet SHBA-Rusi, duke pritur këtë javë dy takime urgjente me liderët e vendeve…

Bota

21/02/2025 11:31

Presidenti francez, Emmanuel Macron, të enjten mbrojti homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka qenë objektiv i sulmeve të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Macron ka kërkuar të koordinojë një përgjigje evropiane ndaj ndryshimit tronditës të politikës së Uashingtonit në marrëdhëniet SHBA-Rusi, duke pritur këtë javë dy takime urgjente me liderët e vendeve të BE-së duke përfshirë Gjermaninë, Britaninë, Kanadanë dhe Norvegjinë, shkruan Le Monde.