“Ma fshiu Snapchat-in dhe më rrahu” – e mitura denoncon në Polici babanë në Gjakovë

Një rast shqetësues i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar babanë e saj për dhunë fizike. Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 23 mars rreth orës 23:30 në rrugën “Ahmet Korenica”, pas një mosmarrëveshjeje mes babait dhe vajzës lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale. Sipas informacioneve,…

Lajme

25/03/2026 09:30

Një rast shqetësues i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar babanë e saj për dhunë fizike.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 23 mars rreth orës 23:30 në rrugën “Ahmet Korenica”, pas një mosmarrëveshjeje mes babait dhe vajzës lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale.

Sipas informacioneve, i dyshuari A.I., rreth 47-vjeçar, në një moment i ka marrë telefonin vajzës, i ka fshirë aplikacionin “Snapchat” dhe më pas e ka goditur me shuplaka në kokë.

Viktima, E.I., rreth 14-vjeçare, është dëgjuar në prani të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale, ndërsa rasti është trajtuar me prioritet për shkak të moshës së saj.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me udhëzim të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe hetimet janë në zhvillim.

Gjakovë 23.03.2026-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën f/k. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”