LVV-ja siguron mandatin e 53-të nga votat me postë, LDK-ja bie në 18 deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave me postë, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 92 për qind e tyre. Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 53-të në Kuvendin e Kosovës, Ndërkohë, ky zhvillim ka ndikuar në uljen e numrit të mandateve të Lidhjes…

Lajme

16/06/2026 23:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave me postë, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 92 për qind e tyre.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 53-të në Kuvendin e Kosovës,

Ndërkohë, ky zhvillim ka ndikuar në uljen e numrit të mandateve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht llogaritet me 18 deputetë.

Si pasojë e këtij ndryshimi, kandidatja e LDK-së Jeta Statovci, mbetet jashtë Kuvendit dhe humb mandatin e deputetes.

Procesi i numërimit të votave me post pritet të përfundojë nesër, ndërsa pritet të fillojë numërimi i votave me kusht.