LVV-ja për takim të mundshëm te Presidentja: Do ta shqyrtojmë me kohë
Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se, porsa ta marrë, do ta shqyrtojë në organet e saja ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ me partitë politike, lidhur me zgjidhjen e ngërçit në konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyesni, tha se presidentja tashmë i ka dhënë udhëzimet në letërkëmbimin me, kryesuesin e seancës për shkak të…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se, porsa ta marrë, do ta shqyrtojë në organet e saja ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ me partitë politike, lidhur me zgjidhjen e ngërçit në konstituimin e Kuvendit.
Megjithatë, deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyesni, tha se presidentja tashmë i ka dhënë udhëzimet në letërkëmbimin me, kryesuesin e seancës për shkak të moshës, deputetin e LV-së, Avni Dehari.
“Ne e kemi pasur një letër, tashmë, të dërguar nga presidentja në emër të kryesuesit z. Dehari, e cila nëpërmjet kësaj letre ka kërkuar që Kuvendi të angazhohet në zhbllokimin e situatës. Dhe unë po besoj që është edhe në dorën e Kuvendit, deputetëve, partive politike, që të angazhohen në zhbllokimin e kësaj situate. Megjithatë, ne do ta shqyrtojmë në momentin kur ta kemi ftesën nga ana e presidentes dhe po besoj që do t’i përgjigjemi asaj”, ka thënë për Tv Dukagjinin Arbëreshë Kryeziu, Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.