LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi në pritje të hetimeve

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar dëmtimin e varrit të aktivistit, Astrit Dehari. Përmes një njoftimi zyrtar, nga LVV-ja thonë se Policia e Kosovës është e njoftuar për rastin, me ç’rast e ka falënderuar për reagimin e shpejtë. “Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë,…

Lajme

06/12/2025 20:27

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar dëmtimin e varrit të aktivistit, Astrit Dehari.

Përmes një njoftimi zyrtar, nga LVV-ja thonë se Policia e Kosovës është e njoftuar për rastin, me ç’rast e ka falënderuar për reagimin e shpejtë.

“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari. Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi” deklaroi LVV-ja.

Kujtojmë se Dehari vdiq në nëntor të 2016-tës, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.