LVV bën kërkesë në Gjykatë Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Supremes

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot ka parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatë Kushtetuese së bashku edhe me kërkesën për masë të përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikuar politikisht të Supremes. Përmes një postimi në Facebook, LVV ka thënë se konsiderojnë se është detyrë e të…

Lajme

27/03/2025 16:51

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot ka parashtruar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatë Kushtetuese së bashku edhe me kërkesën për masë të përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikuar politikisht të Supremes.

Përmes një postimi në Facebook, LVV ka thënë se konsiderojnë se është detyrë e të gjithëve dhe veçanërisht e inistucioneve të thirrura që të ruajnë vullnetin e shprehur të qytetarëve në procesin zgjedhor, vullnet nga i cili buron legjitimiteti i secilit institucion të Republikës.

“Kësisoj, vetëm një vendim i drejtë i Gjykatës Kushtetuese do të ishte siguresë e ndalimit të deformimi të tillë. Në këto rrethana vendimi në kohë sa më të hershme në lidhje me kërkesën për masë të përkohshme do të ishte mundësi e vetme e parandalimit të tjetërsimit dhe deformimit të vullnetit të shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”, ka shkruar LVV në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i LVV-së: