Lutfi Haziri përsëri me kritika ndaj bashkëpartiakëve: Mos shitni mend për vota

Nënkryetari i parë i LDK-së dhe njëherit kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përsëri ka shpërthyer në kritika ndaj bashkëpartiakëve të tij, Armend Zemajn dhe Haxhi Avdylin.

Lajme

11/09/2018 23:02

Lutfi Haziri është deklaruar edhe më herët pro bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën dhe kjo ka shkaktuar përçarje midis tij dhe një pjese të deputetëve të LDK-së, transmeton lajmi.net

Ai përveç Armend Zemajt dhe Haxhi Avdylit, ka kritikuar gjithashtu ashpër edhe Vjosa Osmanin duke iu referuar si “nusja e Preshevës”, duke i thënë se “po shet mend për të fituar vota”.

Më tutje në statusin e tij të publikuar në Facebook, ai ka thënë se Kosova Lindore do të jetë pjesë e Kosovës dhe se ai vet do ta sjellë Preshevën, Medvegjën, Bujanocin e bashkë me to edhe autostradën e hekurudhen. /Lajmi.net/

Lexoni statusin e tij të plotë: