Lutfi Haziri përcjell vajzën tek altari, pamje nga dasma

Kënga Haziri, vajza e politikanit Lutfi Haziri, sot i ka dhënë fund beqarisë. Në një video që po qarkullon në rrjet shihet Haziri duke e përcjellur vajzën e tij për në altar. E pjesëmarrës në event padyshim që do të ishin edhe dy motrat e Këngës me të dashurit e tyre. Njëri madje çift shumë…

ShowBiz

14/09/2024 22:28

Kënga Haziri, vajza e politikanit Lutfi Haziri, sot i ka dhënë fund beqarisë.

Në një video që po qarkullon në rrjet shihet Haziri duke e përcjellur vajzën e tij për në altar.

E pjesëmarrës në event padyshim që do të ishin edhe dy motrat e Këngës me të dashurit e tyre.

Njëri madje çift shumë i dashur për publikun, Lotina dhe reperi Mozzik, të cilët mund ti shihni edhe në videon e bashkëngjitur më poshtë.

Ndërkohë që edhe këta të fundit ka disa muaj që e kanë bërë publike lidhjen e tyre.

E ndërkaq kjo javë duket të ketë qenë java e eventeve të tilla të rëndësishme për figurat me emër të estradës.

Kujtojmë që jo më larg se dje u martua edhe këngëtarja, Dafina Zeqiri./Lajmi.net/