Lutfi Haziri ftohet të raportojë në Komision në lidhje me menaxhimin e pandemisë

Të martën nga ora 10:00 para Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të raportojë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Lajme

01/10/2020 12:11

Haziri do të dëshmojë rreth rastit të të ndjerit Agon Musliu, i cili ndërroi jetë në Qendrën e Studentëve në kohën që shërbente si karantinë për qytetarët e ardhur në Kosovë nga vendet e tjera.

Në të njëjtin ditë, por në orën 13:00 pritet të raportojë koordinatori i qendrës operative në Ministrinë e Shëndetësisë, Pashkë Buzhala.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë u votua Ilir Hoxha si ekspert i shëndetit publik. /Lajmi.net/