Lushtaku vazhdon aktivitetet para zgjedhore, viziton shtëpinë e komandant Gurit në Suharekë

Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës është njëri ndër politikanët më aktiv në fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme

28/01/2021 23:27

Ai sonte ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e Komandant Gurit në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Lushtaku është shprehur se bashkëluftëtarët janë rreshtuar krah PDK-së sikur dikur krah UÇK-së.

Ky është postimi i tij i plotë:
Sonte isha në shtëpinë e Komandant Gurit, në Suharekë, në mesin e qindra bashkëluftëtarëve. Ashtu si dikur në UÇK, këta bashkëluftëtarë janë rreshtuar krah PDK-së si produkt i drejtpërdrejt i UÇK-së.Me 14 shkurt, me flamurin e UÇK-së, kështu të bashkuar, do të dalim për të votuar e për të festuar fitoren e pasardhëses politike të UÇK-së! SL. /Lajmi.net/ 

Sonte isha në shtëpinë e Komandant Gurit, në Suharekë, në mesin e qindra bashkëluftëtarëve. Ashtu si dikur në UÇK, këta…

Posted by Sami Lushtaku on Thursday, January 28, 2021