Vrasje pas një mosmarrëveshjeje në Gjakovë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara me mjet të mprehtë në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë. Sipas policisë, fillimisht viktima ishte dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku ka ndërruar jetë, raporton lajmi.net Rasti…

Lajme

05/05/2026 11:26

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara me mjet të mprehtë në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë.

Sipas policisë, fillimisht viktima ishte dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku ka ndërruar jetë, raporton lajmi.net

Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave të moshës madhore, ku viktima është sulmuar me mjet të mprehtë nga i dyshuari, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka iniciuar rastin “Vrasje” në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe ka identifikuar dy persona të dyshuar.

Njëri prej tyre, me inicialet Q. S., është vetëdorëzuar në polici rreth orës 09:45 dhe me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Komunikatë e plotë:

I dyshuari për vrasje vetëdorëzohet në polici
Gjakovë, 5 maj 2026
Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
Fillimisht, i lënduari është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), e më pas është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku ka ndërruar jetë.
Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se rreth orës 02:20, pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër i moshës madhore, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Vrasje”.
Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre, me inicialet Q. S., rreth orës 09:45 është vetëdorëzuar në polici dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Aktualisht, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti./Lajmi.net/