Lushaku-Sadriu: LDK i dha leksion demokracie Kosovës dhe më së shumti Albin Kurtit
Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se a e kupton apo jo LDK-në Albin Kurti nuk është preokupimi i tyre. Ajo ka theksuar se LDK-ja i ka dhënë një leksion demokracisë së Kosovës, por mbi të gjitha Albin Kurtit. “Me gjuhën, me diskursin, me sjelljen ndaj të tjerëve, ndaj oponentëve…
Lajme
Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se a e kupton apo jo LDK-në Albin Kurti nuk është preokupimi i tyre.
Ajo ka theksuar se LDK-ja i ka dhënë një leksion demokracisë së Kosovës, por mbi të gjitha Albin Kurtit.
“Me gjuhën, me diskursin, me sjelljen ndaj të tjerëve, ndaj oponentëve politikë, ndaj përçarjes dhe mënyrës se si e ka përçarë shoqërinë kosovare, nuk shkohet përpara,” ka deklaruar ajo.
“Prandaj, si LDK e kemi refuzuar pushtetin për të mirën e Kosovës dhe për një mësim që do t’i shërbejë për gjatë edhe shtetësisë sonë dhe mënyrës së sjelljeve të të gjitha partive politike,” ka shtuar Lushaku-Sadriu në një linjë direkte në dukagjin.
Më tej, deputetja ka thënë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë fyer për katër vite, gjë që, sipas saj, nuk e ka bërë asnjë parti para tyre.
Ajo e ka akuzuar Kurtin për sjellje të papranueshme, madje edhe ndaj miqve ndërkombëtarë të Kosovës.
“Sjelljet e tij kanë qenë të papranueshme edhe për shumë miq tanë ndërkombëtarë. I ka humbur aleancat dhe na ka futur në sanksione. Kaq shumë shteti i Kosovës nuk ia ka borxh asnjë personi në Kosovë, e Kurtit edhe më pak,” ka përfunduar ajo.