Lushaku-Sadriu kritikon Ministrinë e Arsimit për menaxhimin e Testit të Maturës: Proces i turpshëm, ku mbizotëron mashtrimi
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së menaxhimit të Testit të Maturës Shtetërore, duke e cilësuar procesin si të dështuar dhe të manipuluar. Në një postim në rrjetin social Facebook, e ca cilësuar testin si një “proces të turpshëm” dhe “të pavlefshëm”. “Manipulimi dhe kopjimi po e bëjnë të pavlefshëm rezultatin…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së menaxhimit të Testit të Maturës Shtetërore, duke e cilësuar procesin si të dështuar dhe të manipuluar. Në një postim në rrjetin social Facebook, e ca cilësuar testin si një “proces të turpshëm” dhe “të pavlefshëm”.
“Manipulimi dhe kopjimi po e bëjnë të pavlefshëm rezultatin e këtij testi. Nuk është më një vlerësim i dijes, as sfidë teknike, por një garë e padrejtë, ku mashtrimi po shpërblehet”, ka shkruar ajo.
Sipas Lushaku-Sadriut, më shumë se 20 mijë maturantë i janë nënshtruar një procesi të cilin ajo e konsideron të pakuptimtë dhe të dëmshëm për të ardhmen e nxënësve, si dhe për besueshmërinë e sistemit arsimor në tërësi.
Ajo e ka akuzuar ministren në detyrë të Arsimit për mosveprim dhe heshtje përballë skandaleve që shoqërojnë testin çdo vit.
Në fund të reagimit të saj, deputetja e LDK-së, ka bërë thirrje për reflektim institucional dhe thekson se “fëmijët tanë meritojnë arsim që shpërblen dijen, e jo mashtrimin”. /Lajmi.net/