Lushaku: Për ta respektuar Kushtetutën dhash dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Prishtinës para certifikimit të rezultateve

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka thënë se ajo kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Komunës së Prishtinës para certifikimit të rezultateve. Kjo për të respektuar Kushtetutën e Ligjet në fuqi. “Kur flasim për dorëheqjen si obligim kushtetues dhe akt etik, unë kam dhënë dorëheqje para certifikimit…

Lajme

15/04/2025 22:06

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka thënë se ajo kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Komunës së Prishtinës para certifikimit të rezultateve.

Kjo për të respektuar Kushtetutën e Ligjet në fuqi.

“Kur flasim për dorëheqjen si obligim kushtetues dhe akt etik, unë kam dhënë dorëheqje para certifikimit nga posti ekzekutiv i Nënkryetares së Komunës së Prishtinës. Këtë vendim e kam marrë për të respektuar Kushtetutën, Ligjet në fuqi dhe Parimin e ndarjes së pushtetit. Kuvendi duhet të jetë shembulli i demokracisë e deputetët garantët e kushtetutshmërisë”, ka shkruar ajo në Facebook.

PDK, LDK, AAK po kërkojnë nga kryeministri e ministrat të japin dorëheqje sepse s’mund të jenë edhe deputetë edhe në pozita ekzekutive.