Lushaku: Albin Kurti ka dëshmuar se ishte përçarësi më i madh politik në hapësirën mbarëshqiptare
Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Kurti ftoi në takim Abdixhikun. Sipas saj, Kurti ka qasje të padenjë për demokracinë sepse nga akuzat që i ka bërë opozitës një ditë më parë, sot ka bërë ofertë për bashkëpunim. Ajo thotë se Kurti e ka dëshmiar se ishte përçarësi më i madh…

Lajme
Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Kurti ftoi në takim Abdixhikun. Sipas saj, Kurti ka qasje të padenjë për demokracinë sepse nga akuzat që i ka bërë opozitës një ditë më parë, sot ka bërë ofertë për bashkëpunim.
Ajo thotë se Kurti e ka dëshmiar se ishte përçarësi më i madh politik. Ajo shton se “qasja e tij arrogante i ka dëmtuar komunikimet normale politike”.
Reagimi i saj i plotë:
Albin Kurti ka dëshmuar se ishte përçarësi më i madh politik në hapësirën mbarëshqiptare. Qasja e tij arrogante dhe përjashtuese ka dëmtuar komunikimet normale politike ndërpartiake në vend.
Tani, kur si parti fituese nuk arrinë të konsolidojë shumicën dhe kur edhe komunitetet jo-shumicë kanë ndalur bashkëpunimin, Albin Kurti përsëri zgjodhi të akuzojë partitë opozitare pse, sipas tij, nuk e ndaluan ndikimin serb në politikën e vendit.
E paskrupullt ishte kjo përpjekje për të shpallur fajtorë, për t’i përçarë e etiketuar të gjithë të tjerët, veç VV-së.
Nga akuzat e djeshme, te oferta për tu takuar sot për bashkëpunim, kjo qasje është e padenjë për demokracinë, e dëmshme për kulturën politike dhe përfaqësimin e qytetarëve.