Lunacek mesazh Serbisë: Negocitat me BE-në, pas kapitullit 35
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në një bisedë me gazetarët në Vjenë, ka shpjeguar se nuk mund të thotë se kur do të ketë hapje të kapitujve në negociatat e BE-së me Serbinë.

Lajme
Sipas saj, disa shtete anëtare të BE-së, veçanërisht Gjermania, janë duke kërkuar për të arritur përparim të qartë në dialog, para hapjes së kapitullit 35 (dialogu Beograd – Prishtinë dhe marrëveshjet e Brukselit), 23 (Gjyqësia dhe të drejtat e njeriut) dhe 24 (për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë).
Ajo vuri në dukje se si raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën duhet të tregojë se është e nevojshme për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes, transmeton Telegrafi.
Në këtë drejtim, ka përmendur zgjidhjen e çështjeve në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe liqenin e Gazivodës.
“Është e nevojshme që në këtë fushë sa më shpejt të arrijnë marrëveshje”, ka porositur Lunacek.
Përfaqësuesi i të Gjelbërve të Gjermanisë në PE, Reinhard Bütikofer dhe Lunacek kanë kritikuar edhe qëndrimin e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude-Junker, se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë mandatit të tij, duke vënë në dukje se kjo deklaratë ishte demotivim për Ballkanin Perëndimor.