LDK hyn në garë me Abdixhikun, hap derën për bashkëpunime
Lumir Abdixhiku është propozuar nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës si kandidat për kryeministër në zgjdhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Në një konferencë për media pas përfundimit të takimit, Abdixhiku ka theksuar se është propozuar nga Kryesia për në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së si kandidat për kryeministër. “Ishte një mbledhje e gjatë,…
Lajme
Lumir Abdixhiku është propozuar nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës si kandidat për kryeministër në zgjdhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Në një konferencë për media pas përfundimit të takimit, Abdixhiku ka theksuar se është propozuar nga Kryesia për në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së si kandidat për kryeministër.
“Ishte një mbledhje e gjatë, ishin pesë pika të rendit të ditës. Të çështja e kandidatit për kryeministër, ndonëse e hapa diskutim nuk zgjati shumë ishte diskutim is hrjuet kryesia e LDK, me nominoj si propozim për këshillin e përzgjidhëm që të jem kandidati për kryeministër nga LDK. Unë hoqa dorë që të bëjë renditjen e listave. LDK ka vendosur që në këtë garë do të garoj i vetëm, por që brenda kësaj liste, shtoj ftesën e përbashkimit për gjitha partitë që dëshirojnë që ripërbashkohen brenda listës së LDK-së. LDK do të kujdeset që një pjesë të listëa së vet ta hap për partitë e tjera përfshirë edhe zotëri Limaj me deputet e vetë. Për këtë çështje do të zhvillohen diskutime në ditë në vijim. Ne jemi të hapur për parti por edhe për individ. Për këto informacione do të njoftoheni në ditë në vijim”, deklaroi Abdixhiku.