Lumezi reagon për protestën e Vetëvendosjes, ka një përgjigje të qartë

Kryeprokuroi i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga Lëvizja Vetëvendosje kundër tij.

Lajme

26/04/2019 22:35

Ai ka mohuar se do të ndjekin asnjë njeri për shkak të interesave të kundërshtarëve politik, por vetëm atëherë kur i obligon ligji.

“Ata që kritikojnë Prokurorinë e Shtetit duhet së pari te tregojnë se çka kanë bërë vet në këtë drejtim. PSH nuk kritikohet për shkak te mos punës por për shkak te arsyeve, qëllimeve dhe ideve tjera. Po me duket se jemi duke harruar ku ka qenë prokuroria para disa viteve e ku është tash. I vetëdijshëm jam qe ka individë te cilët këto rezultate kur nuk do ti pranojnë. Te gjithë duhet ta kuptojnë se nuk do te ndjekim asnjë njeri për shkak te interesave te kundërshtarëve politik e as sipas dëshirave te tyre, por vetëm atëherë kur na obligon ligji”, ka thënë Lumezi për T7.

Pavarësisht kritikave kryeprokurori Lumezi thotë se çdo kush që e shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë.

“Ta keni të gjithë të qartë, unë kam qenë dhe do te jem për sundim te ligjit dhe do ta luftoj deri ne fund krimin, nuk do ta mbroj asnjë person që shkel ligjin, përkundrazi do te inkurajoj çdo prokuror qe ti ndjek kryesit e veprave penale dhe ti dërgojnë aty ku e kanë vendin”, ka thënë ai.

E pavarësisht kritikave që i adresohen kryeprokurori Aleksandër Lumezi është i parë i relaksuar të premten teksa ka mbjellë një pemë në oborrin e Prokurorisë së Shtetit në kujtim të gjitha viktimave të krimit në Kosovë.